Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

  C'do të ndodhë me Gjithësinë...?

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

  C'do të ndodhë me Gjithësinë...? Empty
MessaggioTitolo: C'do të ndodhë me Gjithësinë...?     C'do të ndodhë me Gjithësinë...? EmptyLun Ott 24, 2011 7:38 pm

  C'do të ndodhë me Gjithësinë...? Gjithesia_1610112030_1-300x175


Fituesit e ketij viti të çmimit Nobel për fizikë, Saul Perlmutter, Brian P. Schmidt dhe Adam G. Riess në vitin 1998, në kaudër të dy projekteve konkurruese, kanë arritur deri në zbulimin se gjithësia jo vetëm që po zgjerohet, por edhe se shpejtësia e këtij zgjerimi po rritet gjithnjë e më shumë. Kjo do të thotë se hapësira kozmike edhe po ftohet me shpejtësi dhe objektet në të largohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri.

Teoria e pranuar gjerësisht është se gjithësia është krijuar para 14 miliardë vjetëve. Gjatë viteve të kaluara fizikanët kanë zhvilluar debate të nxehta lihdur me atë se a do të fillojë në një moment të caktuar mbledhja në një pikë e gjithësisë nën ndikimin e forcave të tërheqjes (gravitacionit) derisa një ditë vetvetiu të shkatërrohet.

Po të ndodhte kjo, atëherë do të ndodhte sërish shpërthimi i madh si para 14 miliardë vjetëve, dhe pastaj do të fillonte cikli i ri i gjithësisë. Kjo teori është e njohur si teoria e gjithësisë pulsuese.

Alternativë do të ishte që gjithësia gjithnjë e më shumë po zgjerohet dhe ftohet, gjithnjë derisa të nuk e përjeton vdekjen e akullt, me ç’rast do të ishte e logjikshme të pritet që ky zgjerim i kozmosit të ngadalësohet gradualisht.

Mirëpo, nëse konfirmohet se fituesit e çmimit Nobel për fizikë për vitin 2011 vërtetë kanë të drejt, atëherë vdekja e akullt e kozmosit është e paevitueshme. Të dhënat matëse deri te të cilat kanë arritur fizikanët tregojnë se kozmosi gjithnjë e më shumë dhe përgjithmonë do të zgjerohet dhe do të zgjerohet edhe më shpejtë. Kjo do të thotë edhe ftohjen dhe vdekjen e akullt të gjithësisë.


Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
C'do të ndodhë me Gjithësinë...?
Torna in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: