Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël Empty
MessaggioTitolo: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël   Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël EmptyVen Mar 25, 2011 3:49 pm

Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël Images

Në një artikull të publikuar sot në një revistë amerikane, u bë e njohur historia e një fëmije të lindur pa disa pjesë të trurit, i aftë të bëjë gjëra të pabesueshme.

Vetë mbijetesa e tij është tërësisht e pashpjegueshme për mjekët, pasi 3-vjeçarit i mungon truri i vogël dhe pjesë të tjera të rëndësishme të trurit.

I quajtur Chase Britton, fëmija jeton i lumtur në Nju Jork. Prindërit e tij sigurojnë se i pëlqen të këndojë dhe të qeshë gjatë të gjithë kohës.

Në vitin 2008, David dhe Heather, prindërit e tij, u bënë prindër të një djali të dytë të quajtur Troy, edhe ai i lindur në mënyrë të parakohshme dhe me keqformime.

Troy arriti të mbijetonte vetëm gjashtë javë pas lindjes, por vëllai i tij me “gjysëm” truri, edhe ai i lindur përpara kohe, jo vetëm që i ka kaluar javët e para, por gëzon një shëndet të plotë, të njëjtë me atë të çdo 3-vjeçari tjetër.

”Mjeku na thirri dhe nuk dinte se çfarë të na thonte”, tregon Zoti Britton. “Askush nuk ka parë kurrë më parë diçka të tillë. Shkuam më pas tek neurologët dhe ata u shastisën edhe më shumë. Ngelën duke thënë që kjo është e pamundur.

Sipas tyre, djali ynë nuk duhet të ishte në gjendje të jetonte, por edhe nëse do t’ia dilte, është e pamundur për ta të shpjegojnë se si ai bën funksione, të cilat kryhen normalisht nga pjesët e trurit që atij i mungojnë”.

Në pjesën ku 3-vjeçari duhet të kishte trurin e vogël, ai ka vetëm një lëng organik. Kjo pjesë e trurit kontrollon frymëmarrjen dhe funksione të tjera si gjumi.

Djali është në gjendje të marrë frymë dhe të flejë pa probleme, ndërsa tek një njeri normal, një dëmtim në trurin e vogël sjell menjëherë vdekjen, pasi pushon funksioni i mushkërive.

Misteri është edhe më i thellë nëse merr parasysh që në skanerat dhe ekot gjatë zhvillimit, tregohet qartë se djali i saj kishte trurin e vogël dhe një tru tërësisht normal.

Nëse kjo do të konfirmohet nga mjekët, atëherë kjo çështje, do të hedhë poshtë të gjithë parimet bazë të shkencës mjekësore.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Mrekullia e 68 e Lourdes, nje burre sherohet ne menyre te paspjegueshme.
» Kjo është historia e vërtetë e një vajze të vogël që e dinte se dashuria bën mrekullira

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: