Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 ''Arrestohet'' Antimateria....

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

''Arrestohet'' Antimateria....  Empty
MessaggioTitolo: ''Arrestohet'' Antimateria....    ''Arrestohet'' Antimateria....  EmptyVen Giu 10, 2011 11:49 am

''Arrestohet'' Antimateria....  Antimateria



Shkencëtarët e CERN-nit bëjnë të ditur se kanë gjetur mënyrën se si të ruajnë atomet e antimateries për më shumë se 15 minuta, gjë e cila deri para këtij zbulimi ishte e pamundur të bëhej sepse ajo zhdukej, madje që në të mijtat e sekondës.

Pas këtij zbulimi shkencëtarët do të kenë më shumë kohë të studiojnë në detaje antimaterien dhe të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në momentet e para të krijimit të Gjithësisë.

Antimateria, përkatësisht mosekzistenca e saj, mbetet një prej mistereve më të mëdha shkencore. Grimcat e materies dhe antimateries në esencë janë të barabarta, por kanë ngarkesë të kundërt që shkakton anullimin e tyre kur ndeshen.

“Gjysma e gjithësisë është zhdukur, dhe ne nuk e dimë pse”,- tha Jeffrey Hangst, zëdhënës i ekipit i cili është duke kryer ALPHA hulumtimin në CERN ku gjendet edhe Large Hadron Collider, ndeshësi i madh i grimcave.

Antimateria ka tendencë të zhduket shumë shpejt kështu që deri më tani shkencëtarët nuk kanë mundur ta studionin hollësisht. Tashmë me zbulimin e fundit studiuesit kanë rreth 1000 sekonda kohë për ta studiuar.



“Kemi arritur prej dy të dhjetave të sekondës deri tek 1000 sekonda sepse kemi arritur të “ftohim” atomet e antihidrogjenit në temperaturë më të ulët se 0.5 shkallë nën zeron absolute. Në temperatura më të larta antimateria zhduket menjëherë”,- thekson Hangst.

Deri më tani shkencëtarët kanë arritur të ruajnë rreth 300 atome të antihidrogjenit, kurse numri më i madh i atomeve u'a lehtëson kryerjen e eksperimenteve. Zbulimin e tyre shkencëtarët e CERN e kanë publikuar në revistën Nature Physics.

Sa i përket frikës së njerëzimit se nëpërmjet antimateries mund të shkatërrohet bota shkencëtarët e CERN sqarojnë se:
“Antimateria është krejt e sigurt për shkak të sasive minimale që mund të krijojmë. Do të ishte shumë e rrezikshme sikur të mund të krijonim disa gramë, por për këtë do të na duhej jashtëzakonisht shumë kohë”.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
''Arrestohet'' Antimateria....
Torna in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: