Pas “Lonely Planet”, listën e vendeve më të dëshiruara për pushim e publikoi edhe “Frommer's”, udhëzuesi amerikan i cili fitoi simpatinë e lexuesve me këshillat se si të udhëtojnë me sa më pak para.
Fillimi i vitit është koha kur udhëzuesit turistik lexuesve të tyre u propozojnë destinacionet më të mira për sezonin vijues. Pas “Lonely Planet”, listën e vendeve më të dëshiruara për pushim e publikoi edhe “Frommer's”, udhëzuesi amerikan i cili fitoi simpatinë e lexuesve me këshillat se si të udhëtojnë me sa më pak para.
Hokaido, Japoni
Enlarge this imageReduce this image Click to see fullsizeIshulli më verior i Japonisë, kohë të gjatë ka qenë kufiri “i pakalueshëm” për banorët e këtij vendit, dhe për këtë mbeti edhe relativisht shumë i panjohur për vizitorët. Kohën e fundit imazhi i Hokaido-s është duke ndryshuar. Me ishullin më të madh Honshuo e lidhë tuneli nënujor, ndërsa turisteve u janë interesant edhe vullkanet akoma aktiv.
Kent, Angli
Më pak se dy orë nga Londra me aeroplan gjendet zona bregdetare me plazhe të gjata me rërë, nga të cilat shumica e kanë flamurin e kaltër, dhe me qytezat e vogla të deteve. Shumica e turistëve vijnë për vikendin e zgjatur dhe kënaqen në restorante dhe hotele sharmante.
Taipei, Tajvan
Pasi që është duke u rritur interesi për kulturën kineze në tërë botën, turistët po i drejtohen Taipei-t, i cili është i njohur si metropol “freskues”. Qyteti është kombinim mahnitës i tradicionales dhe ultramodernes.
Doha, Katar
Qyteti i vendit të vogël në Gjirin Persik shtrihet mbi burimin më të madh të gazit natyral, për çka mund të krenohet me të ardhurat më të mëdha për kokë të banorit në botë. Përveç për naftë, gaz dhe luks, Doha është e njohur edhe si vendi ku e ka selinë rrjeti i njohur televiziv, Al Jazeera.
Stokholm, Suedi
”Venecia e veriut” është vendi ku ndahen çmimet “Nobel” dhe nga ku buruan të gjitha hitet e njohura të bendit legjendar “ABBA”, si dhe është i rrethuar me dizajnin e thjeshtë suedez. Por, gjëja që e futi Stockholm në destinacion turistik janë librat e shkrimtarit të njohur, Stiega Larsson-it dhe personazhet nga trilogjia e tij “Millennium”.
Ponza, Itali
Përveç që është ishulli kryesor në arkipelagun Pontin, Ponza është njëri nga vendet më natyral, më të bukur dhe më argëtues të Italisë. Në të njëjtën kohë është mjaft i ndarë nga toka dhe ka arritur të mbrohet nga turizmi masiv.