Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës Empty
MessaggioTitolo: Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës   Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës EmptyGio Dic 15, 2011 4:17 pm

Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës 15bisha_1512111027_1



Një bishë nënujore që po i ha patat pranë Stadiumit olimpik në Londër ka ngjallur brengën e organizatorëve të Olimpiadës 2012 në Londër.

Lundruesi Mike Wells tregon se ka parë se si një patë është marrë në fund të ujit nga një bishë në lumin Lea në lindje të Londrës. Sipas tij, pata është zhdukur aq shpejt sa nuk ka bërë fare zhurmë. Autoritetet që janë përgjegjëse për kujdesin mbi lumin kanë kërkuar nga njerëzit që të njoftojnë nëse shohin ngjarje tjera të llojit të tillë.

Sipas Wellsit, pata kanadeze kishte peshë afro shtatë kilogramë, ndërsa u zhduk për pak sekonda. Kjo do të thotë se nën ujërat e lumit Lea ka një bishë që mendohet se mund të jetë ndonjë krokodil.

"Unë isha ulur prapa barkës sime me një shok duke pirë kafe dhe papritmas ajo patë që ishte 30 metra larg u zhduk. Ishte e pazakontë. Ne vetëm e pamë patën duke shkuar në mënyrë vertikale poshtë dhe kjo ndodhi për më pak se një sekondë. Ishte befasuese se me çfarë shpejtësie u zhduk dhe nuk u kthye më. Nuk kishte shenja për bishën që hëngër patën", ka thënë Wells.

Edhe në vitin 2005, ishte parë një ngjarje e tillë në lumin Lea.

Dy lundrues kishin parë se si një patë kanadeze ishte zhdukur po ashtu brenda një sekonde.

"Çfarëdo qoftë kjo bishë, duhet të jetë e madhe", ka thënë Mike Gallant, që kishte parë rastin e vitit 2005.

Autoritetet e "British Waterways", që kujdesen për sigurinë e ujërave, thonë se nuk besojnë se bëhet fjalë për ndonjë krokodil.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës
Torna in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: