Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Mister që ndoshta shënon zbulimin më të rendesishem të të gjitha kohrave

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Mister që ndoshta shënon zbulimin më të rendesishem të të gjitha kohrave  Empty
MessaggioTitolo: Mister që ndoshta shënon zbulimin më të rendesishem të të gjitha kohrave    Mister që ndoshta shënon zbulimin më të rendesishem të të gjitha kohrave  EmptySab Mar 17, 2012 9:02 pm

Mister që ndoshta shënon zbulimin më të rendesishem të të gjitha kohrave  Images




Në gadishullin e largët të Kamchatka, 200 kilometra nga qyteti Tigil, arkeologët e Universitetit të Shën Petërsburgut, zbuluan një sasi të konsiderueshme e misterioze fosilesh.

Vërtetësia e fosileve të zbuluara është certifikuar si autentike.
Sipas arkeologut, Yuri Golubov, ky zbulim është aq i veçantë dhe i rëndësishëm sa do të ndryshojë rrjedhën dhe historinë (para-historinë) e njeriut, pasi ky zbulim ka befasuar rrethet shkencore në mbarë botën për nga natyra e tij dhe për atë çka konsiderohet si e pa zakontë në nivel shkencorë.

Çështja nuk është se kemi të bëjmë me një konstruksion fosilesh, apo një send arkeologjik, pasi në rajon gjenden shumë të tilla. Por, rrethina e këtij shkëmbi, ose më saktë ky mekanizëm shihet me sy të zhveshur, me shikim të parë pasi ai ekspozohet në shkëmb.

Zbulimi iu nënshtrua një studimi të mirëfilltë dhe një analize specifike dhe prej andej rezultoi se mekanizmi është i përbërë nga pjesë metalike. Sipas arkeologëve, ky mekanizëm mund të ketë qenë një aparatura apo ndoshta dhe një kompjuter.

E veçanta e këtij zbulimi është se të gjitha pjesët e tij datohet më shumë se 400 milionë vjeçare.

Arkeologu Yuri Golubov deklaroi: “Na u bë një telefonat nga rrethi i Tigil. Na thanë se këmbësor zbuluan diçka në një shkëmb. Shkuam menjëherë në vendin ka na treguan, edhe pse fillimisht nuk kuptuam se çfarë shikonim. Ekzistonin -me dhjetëra rrula të dhëmbëzuar në formë cilindrike të cilat dukej se ishin pjesë i një mekanizmi. Ndodheshin në gjende të shkëlqyer -koha nuk i kishte zhbërë ato- thua se ishin ngrirë një moment të caktuar të aso kohe dhe na u paraqitën papritur si një dhuratë surprizë por të mrekullueshme.

Vendosëm se ishte i menjëhershëm dhe i domosdoshëm kontrolli i rajonit, pasi shumë shpejtë kureshtja u shpërnda dhe shumë njerëz filluan të grumbullohen për të parë zbulimin e madh. Shumë shkencëtarë të tjerë, më saktë, gjeolog amerikanë e konsiderojnë këtë mekanizëm si të veçantë dhe shumë me interes, duke e përfshirë atë në kategorinë e “mrekullive” misterioze.

Askush nuk besonte se para 400 milionë vjetësh mund të ekzistonte diçka në Tokë (e aq më shumë një mekanizëm). Ky certifikim, thjeshtë fakton ekzistencën e qenieve më inteligjente në atë kohë të cilët dispononin një teknologji të tillë. Sigurisht, këto qenie mund të kenë ardhur nga ndonjë planet tjetër. Ka gjasa që aty mund të jetë përplasur/shkatërruar një anije kozmike, e më pas ajo u braktis në vendin e zbuluar.

U vërtetua gjithashtu se këto vende kanë arritur në gjende fosilizimi në një periudhë kohe (historicaly) gjeologjike të përshpejtuar. Kështu, “mekanizmi” mund të ketë rënë/ngecur në baltë (tokë të butë, ose llucë)”.

Edhe pse ky zbulim konsiderohet nga shkencëtarët si më i rëndësishmi i të gjitha kohërave, ata ende shprehen të rezervuar dhe të kujdesshëm.

Arkeologu Godulev shton se: “Nëse refuzohet ekzistenca e kësaj teknologjie (akoma dhe në të shkuarën) është gabim i madh”.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Mister që ndoshta shënon zbulimin më të rendesishem të të gjitha kohrave
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Foto te Automjeteve te ndryshme!!

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: