Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Vendet më të mira për pushim

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Vendet më të mira për pushim Empty
MessaggioTitolo: Vendet më të mira për pushim   Vendet më të mira për pushim EmptySab Giu 11, 2011 9:44 am

Pas “Lonely Planet”, listën e vendeve më të dëshiruara për pushim e publikoi edhe “Frommer's”, udhëzuesi amerikan i cili fitoi simpatinë e lexuesve me këshillat se si të udhëtojnë me sa më pak para.

Fillimi i vitit është koha kur udhëzuesit turistik lexuesve të tyre u propozojnë destinacionet më të mira për sezonin vijues. Pas “Lonely Planet”, listën e vendeve më të dëshiruara për pushim e publikoi edhe “Frommer's”, udhëzuesi amerikan i cili fitoi simpatinë e lexuesve me këshillat se si të udhëtojnë me sa më pak para.

Hokaido, Japoni

Enlarge this imageReduce this image Click to see fullsize
Vendet më të mira për pushim Vendet_me_te_mira_per_pushim_1
Ishulli më verior i Japonisë, kohë të gjatë ka qenë kufiri “i pakalueshëm” për banorët e këtij vendit, dhe për këtë mbeti edhe relativisht shumë i panjohur për vizitorët. Kohën e fundit imazhi i Hokaido-s është duke ndryshuar. Me ishullin më të madh Honshuo e lidhë tuneli nënujor, ndërsa turisteve u janë interesant edhe vullkanet akoma aktiv.

Kent, Angli

Më pak se dy orë nga Londra me aeroplan gjendet zona bregdetare me plazhe të gjata me rërë, nga të cilat shumica e kanë flamurin e kaltër, dhe me qytezat e vogla të deteve. Shumica e turistëve vijnë për vikendin e zgjatur dhe kënaqen në restorante dhe hotele sharmante.

Taipei, Tajvan

Pasi që është duke u rritur interesi për kulturën kineze në tërë botën, turistët po i drejtohen Taipei-t, i cili është i njohur si metropol “freskues”. Qyteti është kombinim mahnitës i tradicionales dhe ultramodernes.

Doha, Katar

Qyteti i vendit të vogël në Gjirin Persik shtrihet mbi burimin më të madh të gazit natyral, për çka mund të krenohet me të ardhurat më të mëdha për kokë të banorit në botë. Përveç për naftë, gaz dhe luks, Doha është e njohur edhe si vendi ku e ka selinë rrjeti i njohur televiziv, Al Jazeera.

Stokholm, Suedi

”Venecia e veriut” është vendi ku ndahen çmimet “Nobel” dhe nga ku buruan të gjitha hitet e njohura të bendit legjendar “ABBA”, si dhe është i rrethuar me dizajnin e thjeshtë suedez. Por, gjëja që e futi Stockholm në destinacion turistik janë librat e shkrimtarit të njohur, Stiega Larsson-it dhe personazhet nga trilogjia e tij “Millennium”.

Ponza, Itali

Përveç që është ishulli kryesor në arkipelagun Pontin, Ponza është njëri nga vendet më natyral, më të bukur dhe më argëtues të Italisë. Në të njëjtën kohë është mjaft i ndarë nga toka dhe ka arritur të mbrohet nga turizmi masiv.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Vendet më të mira për pushim
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Vendet me misterioze ne bote ne foto
» Fotot me te mira nga hapsira te javes 23- 30 korrik 2011

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: Dedikuar Shqiperise-
Vai verso: