Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Empty
MessaggioTitolo: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj    Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   EmptySab Giu 11, 2011 10:30 am

kohet e fundit nje pjese e madhe e rinise shqiptare dhe gjithashtu e mbar botes,jane te nenshtruar nga lendet narkotike,duke mos ditur efektet dhe pasojat qe shkaktojne.kjo ndodh nga mungesa e informacionit.ja disa informacione rreth lendeve narkotike dhe alkolit.:
Çfarë janë drogat?

Teknikisht,
drogat janë lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të
trupit dhe/ose të trurit. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për
shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”),
nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të
gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonishtnuk quhen të tilla. Barnat,
si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten
pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë
të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet.
Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet
në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll.Këto vende kanë
miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës
së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen
vendosur nën kontroll.Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë
broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është
kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë
botën.Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në
zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej
tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund
të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju.Gjithashtu,
këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në
zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një
droge.Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm
fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të
pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të
rinjtë.Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që
i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat
kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë.Edhe
pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren
sëbashku.Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të
paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve.Së fundmi, duhet
thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre.
Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të
mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton
infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sëmundje të tjera të
transmetuara seksualisht.

Tiper e drogave

Kanabis
Kokaina
Ekstazia
Heroina
Haluçinogjenët: LSD
Metamfetamina

Kanabis

Bongo/Ganja/Grass/Marijuana/Pot/Thai sticks

Çfarë është?
Kanabisi
është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila
përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit.
Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e
tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së
kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit
ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret
ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.

Si merret?
Zakonisht,
të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira
dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Kanabisi
i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I
vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një
ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe
dëgjimit.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kanabisit?

periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi.
Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe
intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të
mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund
të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit,
ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit. Nëse doza
është shumë e madhe, efekti i kanabisit është i ngjashëm me efektin e
drogave haluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panik dhe, madje,
episode psikopatike. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me
rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të
humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo
marrëdhëniet me njerëzit. Studimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar
kanë treguar se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe
rritjes së skizofrenisë.

Rreziqe të tjera
Tymi i kanabisit
përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të lartë
të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të
kancerit të mushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të
frymëmarrjes.

Kokaina

Crack/Bazooka/Blanche/Cake/Coke/Lady

Çfarë është?
Kokaina
është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si
stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë
rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që
të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar
më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si
flokëza ose kokrriza të vogla.

Si merret?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Kokaina
i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një
gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të
përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një
shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës?
Efektet
afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes
dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës.
Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të
parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme.Doza të tepërta të
kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie,
hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdoruesit afatgjatë
të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa
prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me
hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të
shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund
të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera,
pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme
psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit,
apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.

Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.

Ekstaza

E/Snackies/New Yorkers

Çfarë është?
Ekstaza
është një stimulues psikoaktiv, I cili zakonisht prodhohet në
laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe
nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një
gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te
përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë”
pavarësisht përbërjes ës vet kimike.Edhe pse kjo drogë zakonisht
shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë
pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të
ndryshme.

Si merret?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Ekstaza
mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë
një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë
përdoruesin më shoqërues dhe energjik.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës?

periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë
sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe
mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për
më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe
veshkat.Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të
zemrës.Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi
dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të
dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu
depresion dhe humbje të kujtesës.

Rreziqe të tjera
Tabletat
ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera
që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i
takon fuqisë dhe pasojave të tyre


Heroina

Smack/H/Horse/Junk/Harry/White lady

Çfarë është?
Heroina
është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e
cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila
nxirret nga bima e opiumit. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë.
Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet
me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra.

Si merret?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Heroina
mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.
Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose
fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës?
Pasojat
afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të
vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina
shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi.
Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj
kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin
doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që
dëshirojnë.Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri
pasojash të rënda për shëndetin.Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie
të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë
edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati
kronike.Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes
nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre,
dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.

Rreziqe të tjera
Përdoruesit
rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë
gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të
frymëmarrjes.

Haluçinogjenët

Çfarë janë?
Haluçinogjenët,
ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e
ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme
halucinacionesh.Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i
acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina
dhe psilocibina.

LSD

Dietilamidi i acidit dilisergjik

Acid/Hippie
(PCP)

Çfarë është?
LSD-ja
është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili
gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të
tjera.LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej
drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në
formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda
përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si
edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një
shije paksa të hidhur.

Si merret?
Zakonisht gëlltitet.


Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Nëse
merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe
shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e
sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit
dhe mjedisit ku merret kjo drogë.


Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së?

periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të
shtrembëruara.Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës I përdoruesit,
ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja.Disa përdorues të
LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për
shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe
vdekja dhe dëshpërim.Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat
psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së
syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut,
humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.


Metamfetamina

Crack meth/Ice/Crystal meth/Tik/Shabu/Yaba

Çfarë është?
Metamfetamina
bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të
amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në
laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të
tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer.

Si merret?
Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi?
Metamfetamina
stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë
euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një
rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë
se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale.Përdoruesi
ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës?

periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të
marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund
t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e
trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen
të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku.Doza të
tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje
për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji
cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i
metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe
zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i
metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj
zakonisht bie në depresion.

Rreziqe të tjera
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
»  Çfarë ndodh kur vdes?
» cfare shkolle jeni?
» Cfare i mungon Rinise Shqiptare?
» c'eshte dashuria?
» Cili Eshte Qyteti Me Romantik Per Ty

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: Rinia Shqiptare-
Vai verso: