Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Sami Frashëri

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Sami Frashëri  Empty
MessaggioTitolo: Sami Frashëri    Sami Frashëri  EmptySab Giu 11, 2011 10:58 am

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.
Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai lindi në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea„ në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë.
Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotë etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisë dhe e gjeografisë në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës shqipe„(1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Sami Frashëri
Torna in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: Letërsia Shqiptare-
Vai verso: