Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 kuvendi rinor

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

kuvendi rinor Empty
MessaggioTitolo: kuvendi rinor   kuvendi rinor EmptySab Giu 11, 2011 11:23 am

Kuvendi Rinor i Shqipërisë”– do jetë institucioni i parë dhe i vetëm, përfaqësues direkt dhe real i rinisë shqiptare, ky do jetë një investim ku forumi “Rinia Aktive” do të jap kontributin e saj të çmuar në emër të rinisë shqiptare dhe Shqipërisë Evropiane. “Kuvendi Rinor i Shqipërisë” do jetë një strukturë e madhe përfaqësuese rinore, kjo strukturë do të ketë 140 senatorë kryesisht nga Tirana por dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, gjithashtu do të ketë shtatë komisione kuvendore me tematikë të ndryshme, i gjithë Kuvendi Rinor do të përfaqësojë minimalisht 70’000 të rinj.

Kuvendi rinor do të jap kontributin e tij në shumë fusha duke përmendur këtu: fuqizimin e shoqërisë civile, mirë-qeverisjen, edukimin rinor, përgatitjen dhe promovimi i liderave të rinjë dhe një sër çështjesh të tjera.

“Kuvendi Rinor i Shqipërisë” do të realizojë përfaqësimin në çdo strukturë vendim-marrëse të Republikës së Shqipërisë (Parlamentin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Bashki/Minibashki/Komuna dhe në Këshillat Bashkiak/komunal të qyteteve dhe komunave si edhe në çdo strukturë tjetër vendim-marrëse).

Komisionet kuvendore do të monitorojnë të gjitha ministritë përkatëse, Kuvendin Parlamentar, Komisionet Parlamentare të Kuvendit dhe një sër institucionesh të tjera.

Komisionet Kuvendore do të jenë:

Komisioni i Ligjeve
Komisioni për Politikat e Jashtme
Komisioni i Rinisë
Komisioni i Punëve publike
Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Politikave Sociale
Komisioni i Monitorimit dhe Koordinimit

“Kuvendi Rinor i Shqipërisë” do këtë edhe dy borde; bordin e keshilltarëve të nderit dhe bordin e këshilltarëve teknik pranë Kuvendit Rinor.

Bordi i këshilltarëve të nderit do të jetë bord i përbërë nga figura me rëndësi në jetën publike të Shqipërisë dhe do të mblidhet vetëm në raste të rëndësishme.

Bordi i këshilltarëve teknik do të përbëhet nga teknik të zotë në fushën e tyre, këta do të asistojnë në të gjitha çeshtjet në anën teknike të propozimeve, projekt-ligjeve, udhëzimeve dhe vendimeve.

“Kuvendi Rinor i Shqipërisë” do të mblidhet në seanca plenare 2 herë në muaj, ndërsa Komisionet e Kuvendit Rinor do të mblidhen 1 herë në javë.

Çdo senator do jetë dhe drejtues i një organizate me një tematike të caktuar, organizata do të ketë përbërje minimalisht me 500 të rinj.

“Kuvendi Rinor i Shqipërisë” do të bazohet në nxjerrjen e projekt ligjeve, udhëzime, propozime dhe vendime ku do ia adresojë të gjitha institucioneve në vend.

Senatorët do të kenë mandat 2 vjeçar.

Senatorët e zgjedhur gjetë dy viteve të ushtrimit të mandatit, do t’i ofrohen seminare dhe trajnime të shumta për lider, si brenda dhe jashtë vendit
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
kuvendi rinor
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» RINIA AKTIVE ELBASAN PJESE E KUVENDIT RINOR
» Shërbimet që do t’i ofrohen anëtarëve të Kuvendit Rinor dhe rinise aktive elbasanase

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: Organizata, Kombetare dhe Nderkombetare-
Vai verso: