Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 shtrirja e forumit rinia aktive FRA ne gjithe shqiprine kush do te marr pjese e organizates le te komentoje :)

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

shtrirja e forumit  rinia aktive FRA ne gjithe shqiprine kush do te marr pjese e organizates le te komentoje :) Empty
MessaggioTitolo: shtrirja e forumit rinia aktive FRA ne gjithe shqiprine kush do te marr pjese e organizates le te komentoje :)   shtrirja e forumit  rinia aktive FRA ne gjithe shqiprine kush do te marr pjese e organizates le te komentoje :) EmptySab Giu 11, 2011 11:29 am


Koncepti


Forumi “Rinia Aktive” është strukturë e krijuar nga vetë të rinjtë, të cilët me dëshirë, ide të reja, energji dhe me frymë pozitive  për të zhvilluar Shqipërinë me anë të shoqërisë aktive, të ndërgjegjshme, demokratike, të mirë qeverisur e të bazuar në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, krijuan një strukturë të vërtetë për të vënë në jetë këtë koncept. Një koncept i cili mbështetet tek rinia e vendit. “Rinia Aktive” beson të ardhmen, zhvillimin, emancipimin e vendit tek kapacitetet rinore. Rinia shqiptare ka kapacitete për të zhvilluar vendin, pikërisht rinia mund të lër mbrapa çdo negativitet, çdo padrejtësi, çdo ç’rregullsi dhe të sjell ndryshimin e vërtetë. Por rritja dhe  zhvillimi i kapaciteteve rinore, kërkon një punë të madhe, efektive dhe të pa ndalshme nga Rinia Aktive. Vënia në jetë e disa koncepteve si sensibilizimi, ndërgjegjësimi, shoqëri aktive, shoqëri e ndërgjegjshme dhe demokratike, shoqëri e mirë qeverisur, shoqëri ku jeton ligji dhe e drejta, pozitive, shoqëri që punon në grup, shoqëri e shanceve të barabarta, një shoqëri që me vlerat e mësipërme  çon në zhvillimin e vendit.



Rinia Aktive  ka si synim përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të rinjve, (pa dallim përkatësie etnike, bindjesh politike, si edhe përkatësie prindërore). FRA do të jetë zëri i të rinjve në Shqipëri dhe jashtë saj, ku të rinjtë do të mbështeteten dhe do të inkurajohen për të rritur potencialin kapacitetin e tyre për emancipimin e vendit, gjithnjë në përputhje me kushtetutën e republikës dhe rregullave ndërkombëtare. Ndërgjegjësimi social dhe politik do të jetë i vazhdueshëm ndaj rinisë dhe shoqërisë shqiptare për përfshirjen e tyre në procese vendim-marrëse. Promovimi i të rinjve lider, do të jetë në fokus të tij, por nuk mbeten mbrapa synimet për uljen në vend të shfrytëzimit të të miturve si krahë pune, hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, trainimet, seminaret, ndërgjegjësimet, edukimin, kulturën, emancipimin, zhvillimin e mentalitetit, etj.


Në mënyrë rigoroze FRA ka marrë në përgjegjësi evidentimin dhe denoncimin e çdo shkelje të të drejtave themelore të njeriut nëpërmjet mjeteve ligjore, duke nisur nga proceset institucionale, sensibilizimet dhe deri tek aksionet , protestat e demostratat. Ne jemi zëri i të rinjve dhe një entitet i hapur, i lirë e demokratik, ku të rinjtë bashkohen të shprehin dhe të vendosin bashkarisht brenda një fryme liberale dhe rregullave, për cdo çështje që e shohin në interes të shoqërisë, gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe ligjeve në fuqi. Ndërmjet nismave konkrete forumi do t’i vij në ndihmë të rinjve, shtresave në nevojë, komuniteteve në rastet e emergjencës apo kur ndërhyrja e tij shihet si e nevojshme, përmes lobingut dhe trysnisë ndaj institucioneve, subjekteve private, institucioneve ndëërkombëtare apo strukturave të tjera të cilat kanë lidhje direkte. Rinia Aktive udhëhiqet nga disa parime si; të barabartë midis të ndryshmëve, gjithçka është e mundur, të gjithë së bashku Shqipërinë do ta ndryshojmë, etj.


_________________________________________________________________________


Vizioni i Forumit Rinia Aktive (FRA)


Forumi Rinia Aktive beson se e ardhmja e vendit është në dorën e të  rinjve të kombit tonë. Vizioni jonë është zhvillimi social, kulturor, ekonomik dhe politikë i Shqipërisë me shoqëri aktive, sociale, të ndërgjegjshme, demokratike, të mirë qeverisur e të bazuar në të drejtat dhe liritë  themelore të njeriut, duke forcuar apo krijuar imazh pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ne besojmë tek forca rinore, ne besojmë tek fryma rinore, ne besojmë tek energjia dhe kapaciteti i njerëzve tanë. Ne besojmë që në Shqipëri duhet një frymë dhe energji e re për zhvillimin e vendit, e vetmja mënyrë është bashkimi dhe konsolidimi në një vendim-marrje të re nga vetë të rinjtë duke u përfshirë në të gjitha strukturat vendim-marrëse. FRA do të jetë zëri i të rinjve në Shqipëri dhe jashtë saj, ku të rinjtë do të mbështeteten dhe do të inkurajohen nga Rinia Aktive për të rritur potencialin e tyre për emancipimin e vendit, gjithnjë në përputhje me kushtetutën e republikës dhe rregullave ndërkombëtare. Forumi do të fuqizojë frymën e atdhedashurisë, vullnetarizmit, aktivizimit, debatit, pozitivitetit, punës në grup, shanseve të barabarta, ligjit dhe së drejtës.



Misioni i Forumit Rinia Aktive (FRA)


Misioni i forumit Rinia Aktive është rritja e rinisë dhe qytetarisë aktive, forcimi i ndjenjës së shoqërisë të së drejtës, ndërgjegjësimi dhe ndikimi në politikëbërje dhe forcimi e rregullimi i imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me anë të; -inkurajimit të pjesmarrjes së rinisë dhe qytetarëve në proceset vendim-marrese duke mbikqyrur, monitoruar dhe ndikuar mbi politikëbërjen e vendit; -promovimit të forcës dhe energjisë  rinore, vullnetarizmit, aktivizimit, punës në grup dhe të bashkëpunimit brenda shtresave dhe komuniteteve të ndryshmë; -formimin e bazës së debatit, atdhedashurisë, ligjit dhe së drejtës, të protestës e të ndërgjegjësimit, të emancipimit dhe potencialit.

Principet/vlerat


Forumi Rinia Aktive është organizëm i krijuar nga vetë të rinj të cilët si pjestarë të komunitetit shqiptar mendojnë të ndihmojnë vendin duke e zhvilluar por edhe duke e integruar atë në strukturat Evropiane.



Disa nga principet kryesore të FRA, të cilat do ta shoqërojnë atë gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij janë:


- Rritja e kapacitetit rinor;


- Nxitja e pjesëmarrjes rinore;



- Fuqizimi i forcës rinore;


- Fuqizimi i vullnetarizmit;


- Promovimi i të rinjve;


- Barazi gjinore dhe mundësi të barabarta;


- Përfshirja në vendim-marrje;


- Mirë qeverisja e vendit;


- Mirëkuptimit ndërkulturor;


- Demokracia;


- Respektimi i të drejtave të njeriut;



- Solidariteti me të gjithë të rinjtë;


- Diversiteti dhe respekt të ndërsjellë;


- Përgjegjësitë sociale;


- Përgjegjësi mjedisore;

Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
shtrirja e forumit rinia aktive FRA ne gjithe shqiprine kush do te marr pjese e organizates le te komentoje :)
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» RINIA AKTIVE ELBASAN PJESE E KUVENDIT RINOR
» pershendetje per gjithe antaret qe jan online
» sa ndikohet rinia shqiptare nga politika??
» PJESE KEMBIMI ''AUTO''
» Një pjesë e satelitit rus ra mbi një shtëpi në Siberi

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: Organizata, Kombetare dhe Nderkombetare-
Vai verso: