Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Nje ngjarje qe te le pa fryme....

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Nje ngjarje qe te le pa fryme.... Empty
MessaggioTitolo: Nje ngjarje qe te le pa fryme....   Nje ngjarje qe te le pa fryme.... EmptyGio Lug 28, 2011 8:08 pm

Ja perse behet fjale
Një baba i përkushtuar,ne kohe te lire zbukuronte muret dhe dritaret e viles se tij cdo dite,si shenje perkujdesje per familjen e tij. Por Poli, një mësues i mire,vdiq nga kanceri në moshën 45 vjecare, në nëntor 2009,por plot pasion besonte tek fëmijët e tij.

Thomas 5 vjec dhe Lucy - vetëm një vit e gjysmë,në atë kohë - duhet të kenë sa më shumë fotografi e mesazhe nga babi,qe te mos ju''vyshkej'' kujtimi për të.

Pol që nga momenti që mësoi sëmundjen e tij filloi të mendonte për mënyrat e ndryshme me të cilat do të mund të komunikonte me fëmijët në kohën që nuk do të ishte më.

Një nga gjetjet e tij ishte krijimi i një biblioteka me të gjitha librat më të mirë që ai kishte lexuar, duke lënë në çdo faqe të parë të çdo libri nga një mesazh për fëmijët e tij.

Por ndoshta dhurata më e madhe e Pol per gruan dhe fëmijët e tij ishte një dokument i titulluar "Për të gjetur përmbushjen ', e cila,Mandi,e zbuloi në laptopin e tij, rastësisht muajin e kaluar.

Mandi thote...
"Lista e 28 udhëzimeve për të jetuar një jetë të mirë,nuk përmbante udhezime bosh; secili pasqyronte plotësisht mënyrën se si Poli ka jetuar jetën e tij.''

"Ai ishte i mençur dhe i guximshëm, por unë kurrë nuk mund të gjej fjalë për të përmbledhur atë,qe në mënyrë të përkryer,ai i kish detajuar.

"Unë nuk mund t'ju them se çfarë është një ngushëllim, por femijet tane do duhet te dine të rriten me një kuptim të vërtetë të asaj që e bëri Polin, Pol."
Ja se cfare mesazhi ju kish len ai femijve,per te mos e ndjere mungesen e tij


1- Bëhuni të sjellshëm dhe korrekt. Zbatoni rregullat e tavolinës. Shumë njerëz mund t’ju etiketojnë vetëm nga mënyra se si mbani pirunin dhe thikën.

2- Ndihmoni të tjerët edhe pse mund të keni problemet tuaja. Kjo gjë do të vlerësohet nga njerëzit dhe do t’ju gjenden afër kur të keni nevojë.

3- Tregohuni kurajozë. Është e rëndësishme të shikoni veten në pasqyrë dhe mos t’ju vrasë ndërgjegjja.

4- Jini të thjeshtë. Mos mendoni kurrë se mund të turpëroheni.

5- Mësoni nga gabimet tuaja. Ju siguroj që do të bëni shumë, por të paktën përdorini.

6- Mos flisni kurrë pas krahëve të dikujt. Do të dukeni shumë keq në sytë e të tjerëve.

7- Ruani qetësinë. Nëse dikush ju mërzit, mos reagoni menjëherë.

8- Kënaquni. Nëse kjo do të thotë që duhet të rrezikoni ndonjë gjë, ashtu qoftë.

9- Bëni bamirësi nëse mundeni, është shumë e lehtë dhe shpërblyese.

10- Për ju gota duhet të jetë gjithnjë gjysmë plot, asnjëherë e kundërta.

11- Fjalën “Po” bëjeni instinktin tuaj. Kërkoni arsye për të bërë diçka dhe jo një arsye për të thënë “Jo”.

12- Jini dorëlëshuar. Mund të merrni gjithnjë më shumë nëse u jepni të tjerëve më shumë nga sa meritojnë.

13- Pranoni gjithnjë një ftesë për festa.

14- Kurrë, në asnjë rast, mos e braktisni një shok në nevojë. Do të fshihja dhe një të vdekur për shokët e mi, nëse ma kërkojnë. Kjo është dhe arsyeja përse i kam zgjedhur me shumë kujdes.

15- Gjithnjë kërkoni një shërbim shumë të mirë dhe asnjëherë mos lavdëroni shërbimin e keq të dikujt.

16- Trajtojini të gjithë si të barabartë me ty, pavarësisht nëse i përkasin një shtrese tjetër sociale.

17- Respektoni gjithnjë moshën, sepse mosha tregon drejtësi.

18- Jini gjithnjë gati të vini në plan të parë interesat e të afërmve tuaj.

19- Jini krenarë për veten dhe për familjen nga vini.

20- Bëhuni ambiciozë, por jo lakmitar. Gjithçka duhet ta arrini me shumë punë.

21- Jetojeni ditën, bëni gjithnjë diçka që ju bën për të qeshur.

22- Jepni më të mirën në shkollë.

23- Gjithnjë paguani aq sa mund të përballoni.

24- Kurrë mos u dorëzoni. Dy ushtarët e mi të vegjël nuk kanë baba, por ju jeni të fortë, me zemër të madhe dhe trima. Keni mbështetjen e familjes dhe miqve.

25- Të qash nuk rregullon asgjë. Kurrë të mos ju vijë keq për veten, të paktën jo për një kohë të gjatë.

26- Kujdesuni për trupin tuaj dhe ai do të kujdeset për ju.

27- Mësoni një gjuhë të huaj, ose të paktën tentoni.

28- E fundit: Bëni të lumtur nënën tuaj dhe kujdesuni shumë për të.

Ju dua shumë të dyve.

Me gjithë zemër
Babi
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Nje ngjarje qe te le pa fryme....
Torna in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: