Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Vertetohet fakti qe edhe midis yjeve ka oksigjen

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Vertetohet fakti qe edhe midis yjeve ka oksigjen Empty
MessaggioTitolo: Vertetohet fakti qe edhe midis yjeve ka oksigjen   Vertetohet fakti qe edhe midis yjeve ka oksigjen EmptyMar Ago 16, 2011 3:54 pm

Teleskopi hapesinor Herschel, i Agjencise Hapesinore Evropiane ka zbuluar molekulat e para te gazit te domosdoshem per jeten ne Toke. Jane ne zonen e Orionit, qe eshte e pasur me yje ne formim. Kerkimi i koordinuar nga Paul Goldsmith, pergjegjes i programit per “Jet Propulsion Laboratory” te NASA, eshte publikuar ne Astrophysical Journal.

Deri tani ishin verejtur ne hapesiren nderyjore vetem atome te vecanta oksigjeni, por kurre me pare nuk ishte zbuluar oksigjeni ne molekula, qe perben rreth 20% te ajrit qe thithet nga qeniet njerezore ne Toke.

“Oksigjeni eshte zbuluar rreth 1770-s, por u deshen me shume se 230 vite per te zbuluar se molekula te thjeshta te ketij gazi ekzistojne ne hapesire”, ka verejtur Goldsmith.

Per dekada, gjuetia e oksigjeni ishte udhehequr duke perdorur topa-sonde dhe teleskope te bazuar ne Toke, Ai qe kishte “nuhatur” molekulat e oksigjenit mes yjeve ishte ne vitin 2007 teleskopi suedez Odin, por te dhenat nuk kishin gjetur kurre konfirmim.

Sipas Goldsmith, molekulat e oksigjenit qendrojne ne fragmentet e akullit te ujit qe veshin kokrrat e pluhurit nderyjor. Per shembull, molekulat e oksigjenit te zbuluara rreth Orionit mund te jene formuar pasi drita e diellit te kete nxehur fragmentet e akullit, duke i dhene keshtu jete formimit te ujit, nga i cili me pas eshte liruar oksigjeni. Kjo, sipas Goldsmith, shpjegon pse nje pjese e mire e oksigjenit e pranishme ne hapesire mund te jete e fshehur.

“Universi ka ende shume sekrete”, ka verejtur astronomi. Per me teper, studiuesit jane te bindur se ne Univers, oksigjeni duhet te jete i pranishem ne sasi te medha dhe objektivi tashme eshte qe te shkohet te kerkohet ne zonat e pasura me yje ne formim.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Vertetohet fakti qe edhe midis yjeve ka oksigjen
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» spektakli i yjeve 12/08/2011
» Zbulohet se edhe toka ka nje unaze
» Kutite e zeza edhe ne automjetet personale
» edhe-ne-lidhje-ka-sekrete-sidomos-femrat

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: