Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas  Empty
MessaggioTitolo: Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas    Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas  EmptyMer Ago 29, 2012 8:39 pm

Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas  Naica_08

Disave mund t’u kujtojë vendin e fshehjes së Supermenit, përderisa është i përbërë nga kristale akulli të pashkrirë, por ja që bëhet fjalë për një shpellë të vërtetë. Eshtë ajo e Kristaleve Gjigante të Naicas. E cilësuar si katedralja e kristaleve, Naica është një kryevepër natyrore në gjendje për të mahnitur.

Bëhet fjalë për një nga monumentet gjeologjikë më të jashtëzakonshëm të botës, i fshehur në thellësinë e një miniere plumbi dhe argjenti në shkretëtirën meksikane të Chihuahua. Kristalët gjigantë përbëjnë një nga masat më imponuese deri më sot të zbuluara në Tokë dhe u gjetën në vitin 2000 nga disa punëtorë. Pasi kishin mbërritur në thellësinë 300 metra, njerëzit e minierës u gjendën përballë një spektakli të papërshkrueshëm. Shpella është e përbërë nga kristale që zakonisht janë 1 cm, por realisht janë të rritur deri në 10 metra, për shkak të ambientit me 90% lagështi. I pari që shkeli aty është kristalografi Juan Manuel García Ruiz, që punon për Institutin “Andaluz de Ciencias de la Tierra”. Ruiz është drejt zbulimit të vëzhgimeve të tij në një artikull që do ta publikojë në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Për t'u veçuar nga këto zbulime është se rritja e strukturave të akullit i atribuohet ngadalësisë me të cilën janë kristalizuar. Sipas llogarive të Ruiz, kristalet janë shtuar me një vlerë të barabartë me larësinë e një floku çdo 100 vjet. Një rritje thuajse e pamundur për t’u matur, por që është realizuar vetëm falë një mikroskopi të krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Sendait në Japoni. Instrumenti ka lejuar vlerësimin se cilët kristale janë rritur brenda një milionë viteve nën tokë. Faktikisht, nën Naicas gjendet një pikë lëshimi e nxehtësisë vullkanike, që ka liberalizuar minerale dhe ka krijuar depozitimin e metaleve në minierë. Shpella e kristaleve, e gjatë 35 metra për 20 metra gjetësi është e lartë 2 metra e gjysmë dhe shpesh është lagur nga ujë me temperatura të larta dhe plot minerale. Këto duket janë kushtet që kanë sjellë kristalizimin e ngadaltë dhe të vazhdueshëm.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Një fluturake gjigante mbi Japoni
» Misteri i 13 kullave në Peru
»  Gurët sferikë, misteri i së kaluarës rishfaqet

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: