Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

  Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

 Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin Empty
MessaggioTitolo: Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin    Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin EmptyMar Ago 02, 2011 10:06 pm

 Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin Ferari-300x175


E pabesueshme por e vërtetë…një i ri shqiptar nga Presheva nget rrugëve të Preshevës tipin më të ri të Ferrarit…bile me të shkon edhe me kositë! Valdrin Edipi, përveç se është student i shkëlqyeshëm në Universitetin e Cyrihut (Fakulteti Ekonomik), ai është edhe futbollist i mirë në kantonin e tij ku jeton.

Përveç këtyre dy obligimeve primare, siç thotë ai, është edhe adhurues i veturave me katër e më shumë cilindra. Valdrini aktualisht nget Ferrari të tipit më të ri me 506 ps (2008) me shpejtësi 360 km/h.

Ferrari i tij ka 4 cilindra, me peshë gati 2 tonë. Mund të thuhet se ky Ferrari ishte i pari që e shkeli Preshevën, Kosovën Lindore. Babai i tij E.E. rrëfen për agjencinë informative “Presheva Jonë” duke lëvizur kokën se "kohërat po ndryshojnë aq shpejt dhe shumë sa nuk ta merr mendja”.

“Unë kur kam diplomuar në Prishtinë më kujtohet si sot baba im, rahemt i pastë shpirti, më kishte blerë një parë patika. Ndërsa, sot për likuidim të vitit me sukses të mirë, blehet Ferrari për djalin. Çfarë të them zotëri gazetar, lum këta djem, kjo gjeneratë dhe çfarë fati ju ka rënë për të qenë pjesë e këtij mileniumi të zhvilluar si nga ekonomia, ashtu edhe nga informatika. Ne këto gjëra nuk i kemi parë as në ëndërr. Edhe sot rinia jonë në çfarë kushtesh jetojnë dhe nëse nuk mësojnë apo nuk janë të dëgjueshëm ndaj prindërve të tyre, do të ishte tmerr", thotë babai i Valdrinit.

Ndërkaq, vetë Valdrini, tregon për agjencinë se pak më herët kishte qenë për të kositur barin në tokat e të parëve të tij.

“Isha pak me kositë dhe me hangër qershia të gjyshit që i kishte mbjellë për ne kur ishim të vegjël. Ja kosita barin përreth trungjeve të qershive”, thotë Valdrini.

Ai e pranon se Ferrarin e ka dhuratë nga babai për sukseset e tij në studime dhe  Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin 938837. “Por, babai im më ka qitur punë, sepse tash duhet të punoj edhe më shumë për ta justifikuar dhuratën e prindërve dhe më duhet të përkushtohem vëmendje studimeve që të diplomoj sa më shpejtë”.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» shqiptari milioner
» Der Albaner (Shqiptari 2010) DvD RiP
» Foto te Automjeteve te ndryshme!!

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: