Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

  Çfarë ndodh kur vdes?

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

 Çfarë ndodh kur vdes? Empty
MessaggioTitolo: Çfarë ndodh kur vdes?    Çfarë ndodh kur vdes? EmptyVen Ago 05, 2011 9:42 pm

 Çfarë ndodh kur vdes? Wot%20happens%20when%20you%20die%209.9.04


Është një nga pyetjet më të mëdha në jetë: çfarë ndodh kur vdes?

Një numër gjithmonë e më madh eksperiencash pranë vdekjes raportohen në botë falë edhe avancimit të mjekësisë, që arrin të rikthejë shumë njerëz në jetë. E shumë nga të mbijetuarit japin një pamje të asaj çfarë ka ndodhur në ato momente.

Rrjeti amerikan ABC ka intervistuar një grup njerëzish nga ata që kanë përjetuar eksperienca pranë vdekjes. Mes tyre është edhe terapistja Xho Rapini. Ajo thotë se ka dëgjuar Zotin duke i thënë ktheu pas kur pësoi një aneurizm në tru në vitin 2003. Sipas saj, i gjithë vendi u mbush me ngjyrë rozë, çka bëri që ajo më vonë të shkruajë një libër: A është Zoti rozë?

“Papritur isha brenda dritës. Ishte një vend i bukur. Nuk është njerëzore ndaj nuk e përshkruaj dot. Dhoma ku ndodhesha ishte shumë e bukur”.

Ajo thotë se nuk u beson shpjegimeve shkencore. “Ndryshe nga sa ndodh në ëndrra, unë isha e qartë. Nuk është ëndërr. Ishte ndryshe”.

Prezantuesi i lajmeve Bob Udruf pësoi një eksperiencë të ngjashme kur u plagos rëndë në Irak në vitin 2006. Makina e tij shpërtheu dhe gjatë momenteve që ishte pa ndjenja ai pa një dritë të fortë.

Prifti Don Piper, makina e të cilit u përplas nga një kamion i madh, ishte deklaruar i vdekur. Ai ishte pa pulse, por pas 90 minutash u kthye në jetë. Ai thotë se kishte dëgjuar muzikë përtej spektakolares dhe aroma që nuk i kishte nuhatur më përpara. Gjyshi i tij dhe të tjerë persona që kishin vdekur erdhën dhe e përshëndetën.

Edhe aktorja Xhejn Sejmur ka përjetuar një eksperiencë të tillë. Edhe pse nuk beson në ndonjë fe, ajo thotë se ishte në një entitet spiritual, shumë më të madh se njerëzimi.

Siç raporton Huffington Post, një në dhjetë arreste kardiake përfundojnë me një eksperiencë pranë vdekjes.

Por debati vijon nëse këto janë shpirtërore apo shkencore. Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për hipotezën e trurit të vdekur. Sipas tyre, truri në atë momente përmbytet nga neurokimikate që krijojnë drita, një ndjenjë paqe dhe qetësie.

Megjithatë, ende nuk dihet shumë për këtë fenomen misterioz.

Vitin tjetër pritet të publikohet një nga studimet më të mëdhenj në këtë fushë.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Çfarë ndodh kur vdes?
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Të mërkurën do të ndodh eklipsi më i gjatë i hënës
» cfare shkolle jeni?
» Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj
» Cfare i mungon Rinise Shqiptare?

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: