Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Zbulohet Karkalec 515 milionë vjeçar me 16.ooo sy

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Zbulohet Karkalec 515 milionë vjeçar me 16.ooo sy Empty
MessaggioTitolo: Zbulohet Karkalec 515 milionë vjeçar me 16.ooo sy   Zbulohet Karkalec 515 milionë vjeçar me 16.ooo sy EmptyLun Dic 12, 2011 12:41 pm

Zbulohet Karkalec 515 milionë vjeçar me 16.ooo sy A-Anomalocaris



Fraza që shpeshherë përdorim shumë popuj Ballkanik, ndër ta dhe ne Shqiptarët , është ajo kur themi se, “Ka sy Karkaleci” -edhe pse shekujt e fundit këtë frazë shqiptarët e kanë zëvendësuar me “Sy Shqiponje”- gjen drejtësi të plotë në rastin e Anomalocaris -pra të Karkalecit “Anormal” ose të karkalecit “Të çuditshëm”! Një studim i Universitetit Anglia e Re, i zhvilluar në Australi, zbuloi se para 500 milionë vjetësh Karkaleci gjigandë, ishte një lloj grabitqari “Termiantor” i deteve shumë i rrezikshëm, ndërkohë që kishte një sistem optik tepër të sofistikuar!
Bëhet fjalë për kafshën që mbijetonte në detet Kambriane në epokën gjeologjike. Gjatësia e tij fillonte nga 90 cm dhe arrinte deri në 2 metra! Karkaleci ishte një gjahtar i përsosur. Ai e diktonte gjahun, falë aftësisë së shkëlqyer të shikimit që ai dispononte!
Siç dhe pohojnë shkencëtarët e famshëm, John Patterson dhe kolegët e tij, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistat shkencore, ku theksohet se ata mundën të zbulojnë në gjendje të shkëlqyer dy sytë e këtij lloji Karkaleci gjigand, që daton 515 milionë vjet më parë. Zbulimi u krye në ishullin Kangaroo, i cili ndodhet në pjesën jugore të Australisë.
Duke studiuar gjetjet më me hollësi, shkencëtarët arritën në përfundimin se Anomalocaris ishte i pajisur me një sistem optik tepër të sofistikuar, ai ishte dhe ‘arma’ e tij me e fuqishme. Shkencëtarët pohojnë se Anomalocaris ishte kafsha me sistemin optik më të zhvilluar dhe se nuk ekzistonte një rival me aftësi optike të ngjashme me të.
Dimensionet dhe kthetrat e tij të mëdha, në kombinim me sytë e tij të pa zakontë, e përcaktojnë Karkalecin si përbindëshin më të rrezikshëm të deteve dhe oqeaneve!
Karakteristik është fakt se çdo njëri nga sytë e tij, kishin madhësinë e një… ulliri dhe mbuloheshin nën-njësi të vogla (ommatidia), që të gjitha së bashku krijojnë dy të ndërlikuar.
Çdo njëri nga sytë, përmban mbi 16.000 nën-njësi (ommatidia).
Deri më sot, dimë që vetëm disa lloje karkalecash të quajtur, Pilivesë, kanë më shumë se Anomalcaris, duke arritur deri në 28.000 nën-njësi në çdo sy, ndërsa mizat -që kanë një shikim të shkëlqyer- zotërojnë vetëm 3.000 nën-njësi në çdo sy!


Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Zbulohet Karkalec 515 milionë vjeçar me 16.ooo sy
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Ja fotografia që u shit për 4.3 milionë dollar…
» NASA dhe sekreti i saj, për Engjëllin 200,000-vjeçar të fshehur për më shumë se 40-vjet.
» Zbulohet ilaçi për leuçeminë.
» Zbulohet ylli me i ftohte
» Zbulohet thesari i maharaxhahut

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: