Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Një histori e vërtetë miqësie ...

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Një histori e vërtetë miqësie ...  Empty
MessaggioTitolo: Një histori e vërtetë miqësie ...    Një histori e vërtetë miqësie ...  EmptyGio Giu 16, 2011 5:20 pm

Kjo histori eshte shume domethenese, dhe eshte e bazuar ne histori te vertet sipas autorit,mund te duket paksa e gjate per tu lexuar por sic thashe eshte shume domethenese.


Diku në një qytet bregdetar, kishte dy shok që duheshin aq shumë saqë mund të sakrifikonin gjithçka për njëri tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shumë bujar.

Vjen një ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk ndikonte në përmirësimin e punës së tij. Shkon tek shoku i tij bujar dhe i kërkon që ta ndihmojë me një shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le të jetë e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të martohej. Miku i tij kurnac, vjen dhe e fton për një kafe. “Dua të të them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si”, i tha ai.

Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.
Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj edhe dua të martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.

Pas një qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë dhe nga dashuria që kishte për shokun e tij nuk ia refuzoi atë. “Le të bëhet ajo që thua ti”,- i tha dhe kështu u nda nga e fejuara për të bërë të lumtur mikun e tij.

Kalojnë dy tre vjet dhe punët e mikut të mirë po shkonin keq e më keq. “Të shkoj të kërkoj punë tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet të më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti në portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të të ndihmojë”, i tha ai dhe ashtu e përcolli deri në fund të sokakut.

I miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur nisi të mendonte sërish pozitivisht. “S’ka gjë, nuk dihet si i kanë ardhur punët, prandaj edhe nuk më ndihmoi dot”, tha me vete.

Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të sëmurë. Dukej që atij po i afronte vdekja. E merr, e çon në shtëpinë e tij dhe e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund të gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë që plaku të cilin kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij të gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka për të ngrënë pasi ishte shumë e uritur. Djali, e merr në shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte i vetëm i kërkon asaj që të qëndrojë me të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, kurse unë shkoj në punë e vij. Kështu as ti nuk mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi.

Pas disa kohësh, gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq shumë, i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet. “Në fakt, edhe unë kam menduar, por deri më tani nuk më ka dalë ndonjë njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin të martohen. Erdhi koha për dasmën dhe të riut bujar i duhej të mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte edhe mikun e tij të vjetër. “Miqësia jonë duhet të jetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj edhe atë në këtë ditë të lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.

Në ditën e dasmës, dhëndri dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithkush tjetër. Lumturia dhe gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft këndshëm, u futën nën shoqërinë e duartrokitjeve të të ftuarve. Nisi muzika dhe të gjithë po argëtoheshin më se miri. Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi të shpjegojë historinë e jetës së tij.

-Një herë e një koha, kam pasur një mik për kokë. E doja shumë, madje mund të jepja edhe kokën për të. Një ditë, kur punët po i shkon më së keqi, më kërkoi para dhe i dhashë gjithçka kisha. Një ditë tjetër, më kërkoi të fejuarën që e doja aq shumë. I mërzitur, i dhashë edhe atë, sepse në ishim miq, e donim njëri tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe ekonomike, ju drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një zë të vrazhdë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk mund të mendoja keq për të. Ishte miku im i shtrenjtë.

Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:


- Një herë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka kishte. Më pas, i kërkova edhe të fejuarën dhe edhe atë ma dha. Arsyeja se pse i kërkova të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një grua e pamoralshme. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i dhashë diçka të tillë, pasi nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që të kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të qetë. Ndërsa vajza me të cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë e binda atë që të martohej me mikun tim.

Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Një histori e vërtetë miqësie ...
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» fraza miqesie
» Histori Dashurie
» Kjo është historia e vërtetë e një vajze të vogël që e dinte se dashuria bën mrekullira

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: dashuria-
Vai verso: