Vuoi reagire a questo messaggio? Crea un account in pochi click o accedi per continuare.



 
PortaliIndiceGalleriaUltime immaginiCercaRegistratiAccedi

 

 Kalimi i parë në not nga Otranto në Vlorë

Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
AL.DO


Maschio Join date : 28.06.09
Age : 32
Location : elbasan

Kalimi i parë në not nga Otranto në Vlorë Empty
MessaggioTitolo: Kalimi i parë në not nga Otranto në Vlorë   Kalimi i parë në not nga Otranto në Vlorë EmptyGio Set 01, 2011 10:40 pm

Kalimi i parë në not nga Otranto në Vlorë 01-otrantoja_0109112006_1


– Në fundjavën e parë të muajit shtator do të zhvillohet përshkimi i kanalit të Otrantos, që do të ketë si protagonist atletin e triatlonit, Massimo Voltolina, i cili do të masë forcat me një sipërmarrje të re e të vështirë, pas rekordit të vendosur në kalimin e ngushticës së La Manshit në vitin 2006.

Një eveniment i rëndësishëm sportiv e social i promovuar nga shoqata jofitimprurëse e promovimit shoqëror LTBF Onlus. Ajo kryesohet nga Irene Pivetti, nën patronazhin dhe me mbështetjen e rajonit të Puglias, Komunës së Barit, Ambasadës së Italisë në Tiranë, Konsullatës italiane në Vlorë, Federatës Shqiptare të Notit, etj.

Evenimenti zhvillohet gjithashtu ne bashkëpunim me autoritetet shqiptare, në veçanti me autoritetet e Vlorës.

Bëhet fjalë për kalimin e parë pa ndalesës me not të detit Adriatik, pa ndihma të jashtme, pa pajisje specifike e vetëm me kostum banjoje, syze deti. Do të jenë rreth 85 km not në det të hapur me pikënisje nga Punta Palascìa (në skajin fundor lindor te Salentos), për të mbërritur tek Punta Linguetta e më pas në Portin Turistik të Orikumit.

Si raporton agjencia NOA, evenimenti ka lindur si projekt i një studimi që kërkon të arrijë objektiva specifike, sportive, kulturore dhe risi falë përfshirjes se katër universiteteve të rëndësishme italiane.

Ky rrugëtim me not përbën edhe një eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar, vlera e të cilit shkon përtej vlerës thjesht sportive. Sipërmarrja e Voltolinës kërkon të jetë një shenjë miqësie mes të gjithë popujve të Mesdheut, që sot përjeton shumë konflikte. Një “ure” simbolike mes dy anëve të Adriatikut dhe shenjë afrimi mes Italisë e Shqipërisë. Ministria e Kulturës dhe Sportit shqiptar, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike në Shqipëri ka mbështetur të gjithë projektin.

Atleti do të mbështetet nga Riccardo Sturla Avogadri, president i Shark Academy dhe ekspert në rang ndërkombëtar për peshkaqenët, i cili do t’i japë atletit të ashtuquajturin “shark shield”, mburojën apo instrumentin elektrik që mbron njeriun nga sulme të mundshme të këtyre grabitqarëve në një diametër prej 8 metrash.

Mbërritja e Massimo Voltolines në Vlorë parashikohet për ditën e hënë, më 5 shtator, në varësi të kushteve meteorologjike dhe të atyre detare. Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet pas mbërritjes në Portin Turistik të Orikumit.
Torna in alto Andare in basso
http://universal.lovelyforum.net
 
Kalimi i parë në not nga Otranto në Vlorë
Torna in alto 
Pagina 1 di 1
 Argomenti simili
-
» Ishulli Pontine,lind muzeu i pare arkeologjik nenujor
» Alo... per here te pare nga nje celular
» Njeriu i pare me zemer artificiale
» Udhëtimi i parë i trenit-plumb
» Qytetet, linja e parë e luftës kundër ndryshimeve klimatike

Permessi in questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum.
 :: KURIOZITETE-
Vai verso: